Mehmet Shehun e vrau Kadri Hazbiu! Flet kryehetuesi Qemal Lame!
Dritare.net

Ish-prokurori ushtarak dhe ish-kreu i hetimeve, Qemal Lame, në një intervistë në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, ka deklaruar se një nga ngjarjet më të debatuara në historinë e shtetit shqiptar nuk ka qenë vetëvrasje, por një vrasje e organizuar.
Lame tha se, sipas tij, ngjarja është trajtuar fillimisht si vrasje në hetime dhe më pas është ndryshuar si “vetëvrasje në gjendje të rënduar psikike”.
“Është vrasje e plotë e organizuar në mënyrë perfekte të kohës,” u shpreh ai, duke shtuar se në atë periudhë, sipas tij, kundërshtarët politikë janë eliminuar.
Ai deklaroi gjithashtu se në versionin e tij dyshimet çojnë drejt një ekzekutimi të drejtpërdrejtë nga ish-ministri i Mbrojtjes Kadri Hazbiu, por theksoi se këto janë analiza dhe pretendime të tij personale të bazuara në dëshmi dhe interpretime të kohës.
Lame kritikoi gjithashtu mënyrën si është trajtuar hetimi ndër vite, duke thënë se presioni politik dhe rrethanat e diktaturës kanë ndikuar në fshehjen e të vërtetës.
Emisionin e plotë me kryehetuesn Qemal Lame ndiqeni në youtube DritareTV/K.C/dritare.net