Glauk Konjufca tërheq kandidaturën për president të Kosovës
Dritare.net

Glauk Konjufca, i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje si kandidat për president të Republikës së Kosovës, ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen e tij nga gara për kreun e shtetit.
“Tërhiqem në mënyrë formale nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës”, deklaroi Konjufca, duke konfirmuar vendimin e tij.
Pas tij, tërheqjen e ka bërë edhe deputetja Fatime Mulhaxha-Kollçaku, e cila ishte gjithashtu e propozuar si kandidate për presidente nga e njëjta parti.
“Edhe unë tërhiqem. E thashë që t’i japim mundësi zgjidhjes së problemeve, sepse zgjedhjet nuk janë zgjidhje. Sot tërhiqem përfundimisht nga kandidatura”, u shpreh Mulhaxha-Kollçaku.
Tërheqja e dy kandidatëve të propozuar nga LVV vjen në një moment kur procesi politik për zgjedhjen e presidentit mbetet i hapur dhe pa një konsensus të qartë mes forcave politike./K.C/dritare.net