
Është lançuar platforma e re online e SASPAC, e cila që prej ditës së sotme do të jetë e aksesueshme për të gjithë.
Një platformë që ka grumbulluar në një vend të gjithë panoramën e ndihmës së huaj në Shqipëri, transparente, e strukturuar dhe e aksesueshme lehtësisht.

Në platformë gjendet informacion i plotë për:
-Programet IPA dhe financimet e Bashkimit Evropian
-Donatorët, partnerët dhe institucionet zbatuese
-Projektet aktive dhe rezultatet konkrete në terren
-Sektorët prioritarë dhe shpërndarja e fondeve
-Të dhëna publike për institucionet, partnerët dhe publikun

Kjo është një hapësirë e përbashkët për të kuptuar më mirë prioritetet zhvillimore të vendit dhe për ta forcuar koordinimin mes institucioneve shqiptare, BE-së, partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile. Kjo faqe është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmesprojektit “Mbështetje për Menaxhimin e Asistencës Financiaretë BE-së në Shqipëri”. www.saspac.gov.al