Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arrestohet në Brazil, Ervin Mata!

Arrestohet në Brazil, Ervin Mata!

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Brazil, në kuadër të një operacioni të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe agjencive ndërkombëtare ligjzbatuese.

Bëhet fjalë për Ervin Matën, 39 vjeç, i cili u ndalua mbrëmjen e së shtunës në qytetin Ilha Bela. Sipas Policisë së Shtetit, ai fshihej duke përdorur dokumente identifikimi angleze të falsifikuara.

Mata ishte shpallur në kërkim që në nëntor të vitit 2023 me urdhër të SPAK, i dyshuar për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal që vepronte në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Europës.

Njoftimi i Policisë:

"Si rezultat i partneritetit të ngushtë me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, finalizohet një tjetër fazë e operacionit “The Ëanted”.

Akuzohet se koordinoi pjesëtarët e grupit kriminal ku bënte pjesë, për trafikimin e 240 kilogramëve Kokainë, arrestohet në Brazil, 39-vjeçari.

39-vjeçari fshihej në Brazil, duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara.

Grupi kriminal, me veprimtari në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe Europë, u hetua në kuadër të një procedimi penal të SPAK, në vitin 2023, në bashkëpunim me EUROJUST, EUROPOL dhe agjencitë ligjzbatuese të 6 shteteve.

Si rezultat i shkëmbimit dhe koordinimit të informacioneve, në kohë reale, ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Brasilias, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”, u kap në Brazil, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. M., 39 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Në vitin 2023, gjatë një procedimi të regjistruar nga SPAK, janë kryer hetime, në bashkëpunim me EUROJUST, EUROPOL dhe me agjencitë ligjzbatuese belge, franceze, holandeze, gjermane, braziliane dhe kolumbiane, lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në veprimtari kriminale në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe në disa shtete europiane.

Gjithashtu hetime janë kryer dhe në lidhje me disa ngjarje kriminale të mëparshme, të ndodhura në Shqipëri

Në kuadër të këtij procedimi, shtetasi E. M. dyshohet se ka koordinuar bashkëpunëtoret e tij, për trafikimin e 240 kg lëndë narkotike Kokainë, më datë 29.09.2020.

39-vjeçari u kap në qytetin e Ilha Bela, dhe kishte në përdorim dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Brasilia, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit E. M., në Shqipëri.", thuhet në njoftimin e policisë./K.C/dritare.net