Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta kërkesë GJKKO-së: 50 mijë euro garanci që të më lironi!

Meta kërkesë GJKKO-së: 50 mijë euro garanci që të

Ish-presidenti Ilir Meta ka paraqitur një kërkesë të re pranë Gjykata e Posaçme për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë më të lehtë.

Në kërkesën e tij, Meta ka ofruar një garanci pasurore prej 50 mijë eurosh, me synimin që të lirohet nga qelia dhe t’i vendoset një masë alternative sigurie. Kjo nuk është hera e parë që ai bën një ofertë të tillë, pasi edhe më parë kishte propozuar të njëjtën shumë në GJKKO, por kërkesa e tij u refuzua.

Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024 dhe përballet me disa akuza të rënda, përfshirë korrupsionin në lidhje me aferën CEZ-DIA, kontratën lobuese të LSI-së në SHBA, si dhe pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndërkohë, çështja ndaj tij dhe ish-bashkëshortes së tij, Kryemadhi, tashmë ka kaluar në fazën e gjykimit në themel./K.C/dritare.net