Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministrja Kumbaro flet për programin "Edukim pas shkolle": Dyfishohen pagat për mësuesit që marrin pjesë!

Ministrja Kumbaro flet për programin "Edukim pas shkolle":
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro ka njoftuar një zhvillim të ri në kuadër të programit “Edukimi pas shkolle”, duke theksuar se është miratuar një vendim i Këshilli i Ministrave që dyfishon trajtimin financiar për mësuesit pjesëmarrës. Sipas saj, kjo rritje e mbështetjes financiare synon të garantojë qëndrueshmërinë e programit, duke nxitur më shumë motivim te mësuesit dhe një përfshirje më të gjerë të nxënësve në aktivitete pas mësimit.

"Edukimi Pas Shkolle
Vendimi i Këshillit të Ministrave që dyfishon vlerën e trajtimit financiar për mësuesit që do të jenë pjesë e këtij programi. është një hap i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e tij, për mësues të motivuar dhe nxënës të përmbushur. Ky program, i konceptuar për ta kthyer shkollën në një mjedis gjithëpërfshirës, ku pas programit të detyruar, mësojmë përmes lojës, kreativitetit, zhvillojmë talentet tona në art, zeje e sporte është një ftesë edhe për mësuesit në pension, mjeshtrat në zanate apo profesionistët në art e sport.", shkruan Kumbaro./K.C/dritare.net