Qeveria ratifikon marrëveshjen me Poloninë për njohjen e sigurimeve shoqërore!
Dritare.net

Ministri i Financave, Petrit Malaj tha se qeveria ka ratifikuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë për sigurimet shoqërore.
Petrit Malaj: "Është ratifikuar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Polonisë për sigurimet shoqërore, është marrëveshja e 21 nga nismat që ka ndërmarrë qeveria me vende ku ka diasporë të shqiptarëve. Është marrëveshja e 10 me vendet e BE, dhe janë marrëveshje të nevojshme sidomos për ata shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Qeveria mbetet e angazhuar që të vijojë me ratifikimin e marrëveshjeve me të gjithë ato vende ku ka diasporë prezentë.
Petrit Malaj: Janë negociata intensive, jemi besimplotë që do ta konkludojmë një marrëveshje të tillë, ka intensitet të lartë negociatash e kushtet edhe për shkak të numrit të madh të shqiptarëve që kemi në Greqi."-/dritare.net