Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dështimi për zgjedhjen e presidentit, reagon Vjosa Osmani!

Dështimi për zgjedhjen e presidentit, reagon Vjosa Osmani!

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Osmani thotë se nata e mëparshme ishte e rëndë për vendin, por beson te ringritja. Ajo kërkon të ndalet përçarja e propaganda dhe të zëvendësohen me dashuri e të vërtetë, teksa bën thirrje që të bashkohen në këtë mision.

“Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngritet edhe nga momentet shumë më të rënda. Prandaj ka ardhur momenti që ta japim dashuri dhe vetëm dashuri për vendin tonë. Mjaft më me propagandë, mjaft më me urrejtje, mjaft më me përçarje, mjaft më me ndjellje të frikës, mjaft më. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim vetëm dashuri për njëri tjetrin dhe për vendin tonë. Aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë, e aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Ju ftoj që të bashkoheni në këtë mision sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli”, ka thënë Osmani./E.P-dritare.net