Na ndiqni edhe në

Bota

Nuk biem gjithmonë dakord! Mbreti flet për marrëdhëniet historike me Amerikën në Kongres

Nuk biem gjithmonë dakord! Mbreti flet për marrëdhëniet

Nga Kongresi i SHBAsë, Mbreti theksoi në një deklaratë të fundit se marrëdhëniet mes dy vendeve janë ndërtuar mbi një histori të përbashkët, edhe kur ka pasur mosmarrëveshje.

Ai vuri në dukje se “jo gjithmonë kemi qenë dakord, mjafton të kujtojmë se si u themelua SHBA-ja”. Duke iu referuar frymës së vitit 1776, Mbreti shtoi se mosdakordësia ka qenë pjesë e rëndësishme e zhvillimit demokratik.

“Me frymën e vitit 1776 në mendje, mund të biem dakord se nuk biem gjithmonë dakord – të paktën jo në fillim,” u shpreh ai. “Vetë parimi mbi të cilin u themelua Kongresi juaj – ‘asnjë taksë pa përfaqësim’ – ishte njëherazi një mosmarrëveshje themelore mes nesh dhe një vlerë e përbashkët demokratike që ju e trashëguat prej nesh.”

Nuk biem gjithmonë dakord! Mbreti flet për marrëdhëniet

Sipas tij, partneriteti mes dy kombeve është “lindur nga mosmarrëveshjet, por jo më pak i fortë për këtë arsye”.

Mbreti shtoi gjithashtu se ai është i 19-ti “në linjën e sovranëve që kanë studiuar, me vëmendje të përditshme, çështjet e Amerikës”.

“Prandaj vij sot këtu me respektin më të lartë për Kongresin e Shteteve të Bashkuara; këtë fortesë të demokracisë, të krijuar për të përfaqësuar zërin e të gjithë popullit amerikan dhe për të çuar përpara të drejtat dhe liritë e shenjta,” deklaroi ai.

Ai shtoi se “nuk mund të mos mendojë” për nënën e tij, Mbretëreshën Elizabeth II, e cila iu drejtua të njëjtit institucion në vitin 1991, duke theksuar se ka ardhur për të “shprehur respektin dhe miqësinë më të lartë të popullit britanik për popullin e Shteteve të Bashkuara”.

Mbreti theksoi gjithashtu se “kombet tona janë instinktivisht me të njëjtën mendësi”, duke nënvizuar se vlerat dhe traditat e përbashkëta kanë ndihmuar që, herë pas here, të dy vendet të gjejnë mënyra për t’u bashkuar.

“Tani bashkohemi jo vetëm për të mirën e popujve tanë, por për të gjithë njerëzit,” përfundoi ai./K.C/dritare.net