Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dëshira e hershme e Ramës që kur u bë Kryeministër bëhet realitet

Dëshira e hershme e Ramës që kur u bë Kryeministër

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në firmosjen e marrëveshjes mes gjigantit italian të industrisë detare Fincantieri dhe agjencisë shqiptare KAYO, për krijimin e një shoqërie të përbashkët që do të prodhojë anije në kantierin e Pashalimanit.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë bëri me dije se sipas marrëveshjes, në vendin tonë do të ndërtohen fillimisht dy anijet e para ushtarake për Forcat e Armatosura, ndërsa projekti synon të shtrihet edhe për nevojat e vendeve aleate të NATO-s. Rama e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm, jo vetëm për modernizimin e mbrojtjes, por edhe për ekonomikë dhe të ardhmen e të rinjve shqiptarë.

“Nga ana tjetër, kjo marrëveshje është një lajm shumë i mirë për të rinjtë e shkollës industriale të Vlorës, të cilët do të jenë të parët që do të kontaktohen dhe do të ftohen për të marrë pjesë në një rrugëtim formimi të përshtatur për të qenë nesër, dhe jo në një të ardhme të largët, por shumë të afërt, pjesëmarrës të kësaj shoqërie të re ekselence. Dhe ata sigurisht do të jenë të shoqëruar në rrugën e tyre të formimit nga profesionistët e Fincantierit dhe do të formohen si në Itali, aty ku Fincantieri ka shpirtin e saj, bazën e saj, por edhe në Pashaliman, ku ky shpirt i dytë do të marrë jetë së shpejti. Kjo marrëveshje hap rrugën për ekonomi të re, si për Fincantierin po ashtu edhe për KAYO-n, për Shqipërinë’”, tha Rama, duke theksuar më tej se krijimi i shoqërisë “Fincantier Albania” do të sjellë një model të ri ekelence italo-shqiptare në industrinë detare, duke e kthyer Pashalimanin në një qendër të rëndëisshme të inovacionit dhe prodhimit.

Po ashtu, kreu i qeverisë ka zbuluar dhe takimin e parë që ka pasur në selinë e Fincantier në Itali, kohë kur dhe ai sapo kishte marrë detyrën e kryeministrit të vendit. Që atëhere, kur Europa ishte në “gjumë” dhe nuk ndihej e kërcënuar nga luftërat, Rama tha se kishte shprehur interesin dhe dëshirën e mirë që gjigandi italian të ngrinte një seli edhe në vendin tonë.


Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Përfaqësues, kemi arritur në një pikë shumë të rëndësishme të së ardhmes jo vetëm të aparatit të sigurisë së Shqipërisë dhe FA, por edhe të vetë ekonomisë dhe të ardhmes të të rinjve shqiptarë. Është një marrëveshje me Fincantierin për të krijuar një shoqëri të re Fincantieri Albania, së bashku me agjencinë tonë shtetërore të KAYO, për të prodhuar po në Shqipëri, në kantierin e Pashalimanit, anije lundruese që janë në dobi të ushtrisë shqiptare, por edhe për ushtritë e tjera të vendeve aleate.


Ajo që e bën këtë marrëveshje një marrëveshje të veçantë është edhe ajo që tha drejtuesi i lartë i Fincantierit, duke theksuar se bota e kantiereve po ndryshon dhe kjo marrëveshje kërkon që të përcaktojë pikërisht një vullnet dhe një vizion për të shoqëruar këtë ndryshim me diçka të re, të veçantë, speciale, e cila sigurisht do të krijojë një ekselencë italo-shqiptare këtu në territorin tonë dhe do të shërbejë edhe si një përgjithësi për botën e re të kantiereve, për inovacionin e saj dhe atë që ajo sjell.

Nga ana tjetër, kjo marrëveshje është një lajm shumë i mirë për të rinjtë e shkollës industriale të Vlorës, të cilët do të jenë të parët që do të kontaktohen dhe do të ftohen për të marrë pjesë në një rrugëtim formimi të përshtatur për të qenë nesër, dhe jo në një të ardhme të largët, por shumë të afërt, pjesëmarrës të kësaj shoqërie të re ekselence. Dhe ata sigurisht do të jenë të shoqëruar në rrugën e tyre të formimit nga profesionistët e Fincantierit dhe do të formohen si në Itali, aty ku Fincantieri ka shpirtin e saj, bazën e saj, por edhe në Pashaliman, ku ky shpirt i dytë do të marrë jetë së shpejti.

Kjo marrëveshje hap rrugën për ekonomi të re, si për Fincantierin po ashtu edhe për KAYO-n, për Shqipërinë. Do të jemi të parët që do të përfitojmë nga produktet e shoqërisë në mënyrë konkrete, nga dy anijet e para që do të ndërtohen për forcat tona të armatosura, duke e çuar në 7 numrin total të flotës tonë, e cila në terma të përcaktuara nga statusi ynë madhor, por sigurisht edhe me NATO-n, është një numër optimal për sa i përket peshës dhe përgjegjësisë të Shqipërisë në Mesdhe, dhe më pas prodhimi do të vazhdojë edhe më tej për të eksportuar këto anije aty ku sigurisht është e qartë që teknologjia e re dhe inovacioni që do të shoqërojë këtë rrugëtim do të implementohet.

Është diçka fantastike, pa e ekzagjeruar fare. Unë kam bërë një nga vizitat e para si kryeministër i ri, saktësisht në selinë e Fincantierit, dhe aty kam vendosur para atij grupi drejtues të asaj periudhe pikërisht kantierin e Pashalimanit, duke thënë se ndoshta ishte interesante të shikonim pikërisht këtë kantier për të hapur një filial. Sigurisht që ishin kohë paqeje, periudhë komforti, mbrojtje, ndërkohë që Europa flinte. Sot, kohët janë të ndryshme dhe kanë diktuar pikërisht këtë hap të Fincantierit drejt bregdetit tonë dhe drejt kësaj marrëveshjeje, që është me të vërtetë një ëndërr për Shqipërinë./dritare.net