Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U përjashtua nga gara për kreun e PD, reagon Salianji

U përjashtua nga gara për kreun e PD, reagon Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka bërë të ditur hapat që do të ndjekë pas publikimit të kritereve për kandidatët që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 majit për kryetarin e PD-së.

I pyetur nga Report TV, nëse do të dorëzojë dokumentacionin për kandidim, Salianji u shpreh se do të përmbushë të gjitha kërkesat e përcaktuara, pavarësisht, siç tha ai, “padrejtësive” nga drejtuesit e partisë.

“Do depozitoj gjithçka është kërkuar, pavarësisht se është qartësisht farsë. Një dokument që publikohet vetëm disa orë pas mbylljes së afatit”, deklaroi Salianji./K.C/dritare.net