Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kjo nuk është garë! Zgjedhjet në PD, qytetarët: Sali Berisha të pranojë fundin!

Kjo nuk është garë! Zgjedhjet në PD, qytetarët: Sali

Qytetarët e pyetur në një Vox Pop nga DritareTV kanë shprehur mendime të ndryshme për rolin e Sali Berishës në politikë dhe drejtimin e Partisë Demokratike, duke reflektuar një opinion publik të ndarë mes brezave dhe bindjeve politike.

Një pjesë e tyre mendojnë se koha e figurave të vjetra në politikë duhet të mbyllet dhe se vendi ka nevojë për ndryshim dhe energji të re. Një qytetar i u shpreh se brezat nuk mund të krahasohen më në mënyrën e të menduarit dhe se Berishës i ka ardhur koha të iki”, duke nënvizuar se politika duhet t’u lihet të rinjve.

Të tjerë qytetarë shfaqen më kritikë ndaj gjendjes së opozitës, duke shprehur zhgënjim për mënyrën si është zhvilluar Partia Demokratike ndër vite. Një tjetër qytetar thotë se është fatkeqësi për vendin që nuk ka ndryshim real në lidership, ndërsa disa e konsiderojnë të nevojshme hapjen e garës së brendshme.

Megjithatë, ka edhe zëra që e mbështesin vijimësinë e tij, duke theksuar eksperiencën dhe rolin e gjatë në politikë. Disa qytetarë mendojnë se ai mbetet një figurë e përgatitur dhe se vendimet për drejtimin e partisë duhet të vijnë nga vetë strukturat e saj./K.C/dritare.net