Trump heq tarifat për uiskin pas vizitës së Mbretit Charles në SHBA
Dritare.net

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të heqë disa tarifa dhe kufizime për importin e uiskit, si shenjë nderimi për vizitën shtetërore të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla në SHBA.
Sipas tij, masa do të lehtësojë bashkëpunimin midis industrive të Skocisë dhe shtetit amerikan Kentucky, veçanërisht në prodhimin e uiskit skocez dhe bourbon-it amerikan, të cilat janë të lidhura edhe përmes përdorimit të fuçive prej druri.
Industria e pijeve alkoolike e ka mirëpritur vendimin, duke thënë se do t’i ndihmojë prodhuesit në një periudhë presioni ekonomik. Edhe kryeministri i Skocisë, John Swinney, e quajti lajmin “tremendous news” për Skocinë.
Trump tha se vendimi erdhi pas vizitës së çiftit mbretëror dhe e përshkroi atë si një nder të veçantë për SHBA-në./K/C/dritare.net