Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndahet nga jeta Abaz Hoxha, figura e shquar e kinematografisë shqiptare

Ndahet nga jeta Abaz Hoxha, figura e shquar e kinematografisë shqiptare

Është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare Abaz Hoxha, një prej figurave më të rëndësishme të studimit dhe historisë së kinematografisë shqiptare. Hoxha i kushtoi gjithë jetën dokumentimit, analizës dhe promovimit të filmit shqiptar, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme prej 23 librash. Ai është gjithashtu autor i Enciklopedisë së parë të Kinematografisë Shqiptare, e cilësuar si një bazë e rëndësishme për kujtesën dhe identitetin kulturor në vend. Për 17 vite, ai ka drejtuar Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen dhe zhvillimin e këtij institucioni. Vetëm disa muaj më parë, në dhjetor 2025, Abaz Hoxha u nderua me Urdhrin e Skënderbeut, si vlerësim për kontributin e tij të gjatë në kulturën shqiptare.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Abaz Hoxhës e bëri të ditur Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit: "Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Abaz Hoxhës, një prej figurave më të rëndësishme të studimit dhe historisë së kinematografisë shqiptare.

Abaz Hoxha i kushtoi një jetë të tërë dokumentimit, analizës dhe promovimit të filmit shqiptar, duke lënë pas një trashëgimi të vyer prej 23 librash dhe duke hartuar Enciklopedinë e parë të Kinematografisë Shqiptare, një gur themeli për kujtesën dhe identitetin tonë kulturor. Për 17 vite me radhë, ai drejtoi Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe kontribuoi në mënyrë të pazëvendësueshme në ruajtjen dhe zhvillimin e këtij institucioni kyç.

Vetëm pak muaj më parë, në dhjetor 2025, ai u nderua me Urdhrin e Skënderbeut, një vlerësim i merituar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kulturën shqiptare.

Zëri i tij në mbrojtje të vlerave të filmit shqiptar dhe në evidentimin e figurave të mëdha të kinemasë sonë do të mbetet një referencë e rëndësishme për brezat që vijnë.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë komunitetit të artit dhe kulturës.", tuhet në njoftimin e Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës.

Dy vjet më parë Abaz Hoxha ishte i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV, ku tregoi 93 vitet e jetës së tij, nga fashizmi te komunizmin dhe së fundmi vetminë. Unë nuk mendoj për vdekjen,tha zoti Hoxha, se kam shumë projekte që dua t’i realizoj, të vijë sa më vonë. Abaz Hoxha, u nda jeta dy vjet më pas, por trashëgimia e tij mbetet një thesar i gjallë për kulturën shqiptare. U prehsh në paqe, Abaz Hoxha!/K.C/dritare.net