Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Anulohen fluturimet mes Shqipërisë dhe Izraelit

Anulohen fluturimet mes Shqipërisë dhe Izraelit

Pas përshkallëzimit të situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme, ku Izraeli ka ndërmarrë një seri sulmesh ndaj objektivave strategjike në territorin e Iranit, janë anuluar të gjitha fluturimet mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit, dy fluturime nga Tel Avivi drejt Tiranës, të parashikuara të mbërrinin përkatësisht në orën 15:40 dhe 16:20, janë anuluar. Po ashtu, është anuluar edhe një fluturim nga Tirana drejt Tel Avivit.

Autoritetet izraelite kanë mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore si masë sigurie, pas zhvillimeve të fundit ushtarake, duke ndikuar në ndërprerjen e linjave ajrore ndërkombëtare, përfshirë edhe ato me Shqipërinë.

Pasagjerëve të prekur u rekomandohet të kontaktojnë linjat ajrore për informacion mbi rimbursimet apo riprogramimin e udhëtimeve.

Situata mbetet dinamike dhe autoritetet ajrore shqiptare po ndjekin nga afër zhvillimet për të marrë vendime të mëtejshme në varësi të përshkallëzimit të krizës./K.C/dritare.net