Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Arbër Hajdari për reagimin e Selin pas përjashtimit të Gretës: Është treguar arrogante

Arbër Hajdari për reagimin e Selin pas përjashtimit të


Përjashtimi i Gretës nga “Big Brother VIP” solli disa situata në shtëpi, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte reagimi i kunatës së saj Selin pas këtij vendimi.

Në studio, Greta iu drejtua me tone pozitive Selinës, duke e suportuar për lojën e saj.

“Rregullat e Big Brother janë rregullat e Big Brother dhe duhen respektuar. Unë e kam dhënë mendimin tim, kam kërkuar falje. Selin ke qenë e drejtë, edhe unë të njëjtën gjë do të kisha bërë dhe reaguar. Je shumë mirë”, tha Greta në studio.

Nga ana tjetër opinionisti Arbër Hajdari u shpreh se Selinit nuk i ka interesuar aspak largimi i Gretës nga shtëpia, duke i konsideruar veprime e saj shpesh herë arrogante.

“Unë mendoj që Selin është e pamëshirshme. Selin ka pasur disa situata ku ka gënjyer dhe nuk e ka pasur problem të gënjejë. Pasi mbaroi prime ishe duke kërcyer, nuk pash shenja të një njeriu të mërzitur, për dikë që ka dalë nga shtëpia. Marrëdhënia e Gretës dhe Selin fillon herët, mendoj që Selin nuk e ka harruar që kishim një Gretë që donte lojën por donte të ndihmonte edhe Selin.

Në këtë pikë të lojës Greta nuk i duhet më Selin, në këtë pikë të lojës asaj nuk i intereson më asgjë tjetër. Shpesh herë është shfaqur arrogante me Gretën kur ajo ka dashur ta ndihmojë, atë ditë që Greta doli mendoj që i ra jackpot”, u shpreh Arbër Hajdari.

Në kundërpërgjigje të kësaj, Selin u shpreh se në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka ardhur për të luajtur.

“Të gënjesh i bie të jesh gënjeshtare. Mund të kem kamufluar ndonjë situatë, nuk jam ëngjëlli, këtu Brenda nuk kam ardhur të bëj ëngjëllin. Sa për BBV di të kem ardhur këtu me një garë, një lojë. Ka shumë rëndësi loja imë”, tha Selin./TCH