
Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” u shndërrua në një moment emocional për Selin, e cila u shfaq e trishtuar pas daljes së Gimbos nga loja. Në këto momente të vështira, mbështetja nga jashtë nuk vonoi: vëllai i saj, DJ Onno, i dedikoi një mesazh të ngrohtë dhe prekje zemre në Instagram, duke e quajtur atë “mbretëreshën e vërtetë” të këtij edicioni dhe duke e inkurajuar të vazhdojë me forcë.
“Ka vetëm një mbretëreshë! E vetmja që meriton fitoren, mundohuni sa të doni, por ajo kurrë nuk do të bjerë poshtë,” ka shkruar DJ Onno, duke theksuar se forca e motrës së tij nuk vjen nga zhurma, por nga qetësia dhe qëndrueshmëria që ka treguar çdo ditë.
Duke thumbuar dinamikat dhe lojtarët e tjerë brenda shtëpisë, ai shtoi se në një vend ku shumë humbasin veten për lojë, Selin ka zgjedhur të mbetet vetvetja dhe nuk ka nevojë të ulë të tjerët për të shkëlqyer. “Ajo përfaqëson dinjitet, guxim dhe një zemër që nuk thyhet lehtë. Njerëzit harrojnë fjalët, por kurrë nuk harrojnë karakterin,” shprehet ai.
Dedikimi i tij mbyllet me një deklaratë të fortë dashurie vëllazërore që ka prekur ndjekësit: “Selin nuk është thjesht një konkurrente… ajo është arsyeja pse kjo lojë ka kuptim. Të dua dhe do të të dua gjithë jetën.”, shkruan Onno./K.C/dritare.net