
GJKKO ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre personave të tjerë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie lidhur me aferën CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA.
Tre prej të pandehurve kërkojnë gjykim të shkurtuar, ndërsa Meta dhe Kryemadhi procedurë të zakonshme. Gjykata rrëzoi kërkesat për pavlefshmëri provash dhe pritet caktimi i trupës gjykuese për nisjen e procesit./K.C/dritare.net