Na ndiqni edhe në

Bota

Bisedimet që mund të ndalojnë luftën. Kush po flet me Iranin? Trump zbulon prapaskenat

Bisedimet që mund të ndalojnë luftën. Kush po flet me

Donald Trump deklaroi të martën se zëvendëspresidenti JD Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe disa zyrtarë të tjerë po udhëheqin negociatat me Iranin, duke shprehur optimizëm se një marrëveshje është afër.

“Jemi në negociata tani. Ata po e bëjnë këtë, së bashku me Marco, JD dhe disa të tjerë,” tha Trump për gazetarët në Zyrën Ovale.
Ai shtoi se ana tjetër duket e gatshme për marrëveshje:

“Dhe pala tjetër, mund t’ju them, do të donte të bënte një marrëveshje, dhe kush nuk do ta donte? Shikoni, marina e tyre nuk ekziston, aviacioni i tyre është shkatërruar, komunikimet e tyre janë bllokuar, ky është problemi më i madh.”
Duke u pyetur pse ndryshoi qëndrim pas deklaratës së të premtes, kur tha se “nuk dëshiron të bëjë një armëpushim,” Trump u përgjigj:

“Fakti që ata po flasin me ne dhe po flasin me logjikë.”
Ai theksoi gjithashtu kushtin kryesor për çdo marrëveshje:

“Dhe mos harroni, gjithçka fillon me faktin që ata nuk mund të kenë armë bërthamore, siç thashë dje. Ata nuk do të kenë ndonjëherë armë bërthamore, dhe ne po diskutojmë për këtë.”/K.C/dritare.net