“Ferma VIP” nis më 27 mars, zbulohen opinionistët e spektaklit
Dritare.net

Spektakli i shumëpritur “Ferma VIP” do të nisë zyrtarisht më 27 mars, duke sjellë për publikun një tjetër format të madh televiziv që pritet të tërheqë vëmendje të gjerë.

Programi mban firmën autoriale të Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt, ndërsa në rolin e moderatores do të jetë vetë Arbana Osmani, një nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar.

Ndërkohë, janë zbuluar edhe tre opinionistët që do të shoqërojnë këtë edicion të “Ferma VIP”. Bëhet fjalë për Armina Mevlanin, Ermal Mamaqin dhe Einxhel Shkirën, të cilët pritet të japin komentet, analizat dhe qëndrimet e tyre për zhvillimet në spektakël.



Me një kast të njohur dhe me emra të spikatur në drejtimin e formatit, “Ferma VIP” pritet të jetë një nga produksionet më të ndjekura të sezonit televiziv, duke ngjallur interes të madh që përpara nisjes.

Formati pritet të sjellë dinamika, surpriza dhe përballje mes personazheve të njohur, ndërsa publiku do të ketë mundësinë të ndjekë nga afër rrugëtimin e konkurrentëve në fermë.
Në prag të startit më 27 mars, zbulimi i emrave kryesorë të spektaklit ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut për atë që pritet të ndodhë në një nga formatet më të komentuara të ekranit./L.F-dritare.net