Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV! Zbulon sekretin e Rogertit!

Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV! Zbulon sekretin e

Artan Kola rrëfen gjithçka pas daljes nga shtëpia e BBV. Ai hodhi edhe akuza ndaj banorëve, të cilët refuzoi t’i takonte.

“Kur kam qenë unë i famshëm, të tjerët ruanin lopët. Rogerti p.sh. punonte në KESH në Lezhë, merrte lekët e të gjithëve dhe luante bixhoz. Prandaj iku, nuk i thashë unë këto brenda se nuk jam unë Rogerti. Ajo lojë për mua ka mbaruar. Kur dola më thanë bravo të qoftë se nuk ia dhe dorën askujt” – tha Artani.

Këngëtari tregoi se nga loja e tij në Big Brother ishte prekur edhe bashkëshortja.

“Gruan e gjeta të traumatizuar. I thashë para se të futesha, e mban mend, mund të dalin dhe pislliqe. P.sh. kam shkuar në një dasmë, kam marrë 2 mijë euro dhe i kam fshehur 500 euro, ose i kam luajtur në bixhoz. E keqja ime është që jam shumë i drejtpërdrejtë dhe kjo më ka penalizuar gjithë jetën.", tha Artani./K.C/dritare.net