Krimi në Roskovec ku burri vrau gruan dhe më pas veten, flet i biri
Dritare.net

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e Roskovecit, ku një 80-vjeçar, Shefit Rrapaj, ka vrarë bashkëshorten e tij 75-vjeçare, Dashuri Rrapaj, dhe më pas ka vrarë veten.
Sipas dëshmisë së djalit të çiftit, ai ka qenë në Fier për një konsultë mjekësore në momentin e ngjarjes, informacion i verifikuar edhe nga kamerat e sigurisë. Djali ka treguar se i ati ishte person me temperament të konfliktual dhe se zënka e fundit kishte ndodhur para dhjetë ditësh, kur ai kishte hedhur pleh në patatet e mbjella në oborr. Konflikti, që sipas familjarëve duket banal, ishte tensionuar pasi Shefit Rrapaj i tha djalit: “Pse u hedh pleh patateve?” Ndërkohë, Dashuri Rrapaj kishte qëndruar gjithmonë pranë djalit në këto mosmarrëveshje.
Më pas, djali i çiftit ka gjetur prindërit të pajetë në banesë. Ai ka kontaktuar fillimisht një kushërirë dhe më pas ka lajmëruar policinë. Sipas burimeve policore, arma e përdorur në krim ishte një pushkë e vjetër, e dyshuar se ishte fshehur nën tokë dhe përdorimi i saj përfundoi tragjikisht: një plumb shkaktoi vdekjen e Dashurisë dhe plumbi tjetër shkaktoi vdekjen e 80-vjeçarit, i cili më pas vrau veten.
Ngjarja mbetet objekt hetimesh nga policia e Fierit, ndërsa fqinjët dhe komuniteti i zonës janë shokuar nga ky akt ekstrem./K.C/dritare.net