Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mbështetën Ervin Salianjin, Berisha përjashton nga partia këshilltarët e PD-së

Mbështetën Ervin Salianjin, Berisha përjashton nga partia

Partia Demokratike ka përjashtuar nga grupi i saj në Këshillin Bashkiak Durrës kryetarin Dritan Burgija dhe këshilltarin Arlind Boshku, për mbështetje ndaj ish-deputetit Ervin Salianji dhe për shkelje të etikës dhe integritetit.

Në vendimin zyrtar, firmosur më 23 mars 2026 nga sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, propozohet emërimi i Ardian Mukës si kryetar i ri i grupit. Vendimi bazohet në statutin e partisë, Kodin e Sjelljes dhe ligjin për vetëqeverisjen vendore.

Burgija dhe Boshku i kanë dhënë mbështetje ish-deputetit Ervin Salianji, në një kohë kur brenda Partisë Demokratike po zhvillohen diskutime, ndërsa është caktuar edhe data e garës për kreun e saj, më 23 maj./K.C/dritare.net