Televotimi Mateo-Stenaldo. Kush del sonte sipas banorëve!
Dritare.net

Të shtunën e kaluar, Rogerti dërgoi në nominim Mateon dhe Stenaldon, me njërin prej tyre që do të lërë shtëpinë mbrëmjen e sotme.
Gjatë ditëve të fundit, banorët kanë pasur përplasje të shumta me njëri-tjetrin, duke e pasqyruar këtë gjë edhe në Prime.
Miri: Mendimi im për këtë nominim është që Stenaldo është më i rrezikuar, sepse ka treguar një Stenaldo tjetër. Ka dalë nga vetja, duke ofenduar, duke bullizuar. Një fjalor që ai e përdor si do ai dhe manipulon kur e ka gabim. Mua çfarë s’më ka thënë. Mateo nuk është më pak i rrezikuar. Ka një çengel ku mund të varet, sepse ka një histori të pambaruar me Brikenën. Interesi publik është se si do shkojë kjo histori.
Mateo: Është nominim i fortë. Kemi bërë ato debatet tona. Ajo që nuk më pëlqen te Stenaldo është arroganca. Te ky nominim shkoi vetë duke i dhënë votën e liderit Rogertit. I vetmi argument që përdor është “Për’puthen”. Ka shumë personazhe këtu që kanë ardhur nga “Për’puthen” dhe kanë treguar shumë.
Stenaldo: Unë nuk gjykoj as formatin “Për’puthen” dhe as Mateon në atë format. Unë dëgjoj Mateon që më thotë se kam shkuar dhe kam prekur çdo vajzë. Kur unë Mateos i bëj një kritikë, përgjigja e tij është gjithmonë ulëse. Një njeri, i cili ka ndërtuar një famë në një program romance, nuk ka të drejtë të më thotë mua për marrëdhënie që nuk i kam pasur kurrë. E vetmja dinamikë që krijohet në këtë kontekst që thua ti, është historia jote me Brikenën me 4 vite diferencë. Ardhja jote këtu brenda, sepse atje jashtë nuk e ndjek dot dhe nuk janë 100 mijë euro në lojë.
Brikena: Nuk jam dakord me ato që tha Stenaldo. Mateo e ka treguar veten e tij për vlerat që ka. Nëse Mateo shpëton, është vetëm meritë e tij. Nuk më ka pëlqyer Stenaldo që është munduar të ulë Mateon për të ngritur veten. Stenaldo është vetë lartë. Nëse del Mateo sot, jam në gjendje të dal edhe unë me të./Tch