Na ndiqni edhe në

Showbiz

U kap nga “Kiss Cam” me shefin! Kristin Cabot flet për herë të parë!

U kap nga “Kiss Cam” me shefin! Kristin Cabot flet për

Kristin Cabot ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me skandalin viral që ndodhi gjatë një koncerti të grupit “Coldplay”, ku ajo u shfaq në “Kiss Cam” në krahët e ish-shefit të saj, Andy Byron.

Momenti u përhap me shpejtësi në rrjet, sidomos pasi këngëtari Chris Martin bëri shaka duke lënë të kuptohej se mes tyre mund të kishte një lidhje.

Në një intervistë me Oprah Winfrey, Cabot u shpreh se aktualisht nuk ka më asnjë kontakt me Byron dhe se komunikimin me të e ndërpreu që në vjeshtë. Ajo theksoi se kishte humbur besimin, pasi sipas saj ai nuk ishte i sinqertë dhe nuk ishte personi që pretendonte të ishte.

Cabot la të kuptohej se disa nga deklaratat e Byron për jetën e tij personale nuk rezultuan të vërteta. Në momentin e incidentit, të dy ishin të martuar, por ajo besonte se ai ishte i ndarë nga bashkëshortja.

Ajo sqaroi gjithashtu se kontakti fizik në koncert ishte i pari mes tyre dhe mohoi të kenë pasur një marrëdhënie intime.

Pas përhapjes së videos, të dy u larguan nga kompania ku punonin, por Cabot u përball me reagime shumë më të ashpra publike, përfshirë sulme personale dhe kërcënime.

Ajo u shpreh se është trajtuar ndryshe nga Byron, i cili ka qëndruar në heshtje dhe madje ka marrë oferta pune, ndërsa vetë është ndjerë e detyruar të dalë publikisht dhe të japë shpjegime.

Në fund, Cabot pranoi se kishte bërë një gabim, por theksoi se reagimi ndaj saj ka qenë i tepruar dhe i padrejtë.