Na ndiqni edhe në

Bota

Fëmijët e mi janë arsyeja pse jam gjallë! Rrëfimi prekës i Shakirës pas skenës

Fëmijët e mi janë arsyeja pse jam gjallë! Rrëfimi

Në një rrëfim emocional pas skenës, këngëtarja kolumbiane me famë botërore, Shakira, ka ndarë një pjesë të ndjeshme të jetës së saj, duke theksuar se fëmijët janë forca që e mbajnë në këmbë.

"Fëmijët e mi janë arsyeja pse jam gjallë," u shpreh ajo mes emocioneve, duke folur për jetën pas ndarjes nga futbollisti Gerard Piqué dhe sfidat që ka kaluar vitet e fundit.

Shakira, e cila është nënë e dy djemve, Sasha dhe Milan, tregoi se në periudhat më të vështira të jetës së saj, dashuria dhe praninë e fëmijëve e kanë ndihmuar të mos dorëzohet. Ajo foli me sinqeritet për sakrificat, dhimbjet dhe fuqinë që ka gjetur përmes rolit të saj si nënë.

Këngëtarja u ndal gjithashtu te rikthimi i saj në skenë pas një pauze të gjatë, duke thënë se muzika është shërimi i saj, por fëmijët janë motivimi më i madh.

“Kur bie poshtë, ata janë arsyeja pse ngrihem përsëri,” tha ajo me lot në sy.

Kjo deklaratë vjen ndërsa Shakira po përgatitet për turneun e saj të ri dhe është më aktive se kurrë në skenën muzikore, duke treguar se pavarësisht gjithçkaje, ajo mbetet një figurë e fortë, e përkushtuar si artiste dhe si nënë./K.C/dritare.net