Na ndiqni edhe në

Sport

Fiorentina synon Asllanin, Interi gati për bisedime, lojtari ende i pavendosur

Fiorentina synon Asllanin, Interi gati për bisedime, lojtari ende i

Trajneri i ri i Fiorentinës, Stefano Pioli, ka kërkuar përforcime në mesfushë dhe ka hedhur sytë nga Kristjan Asllani. Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e klubit vjollcë kanë nisur kontaktet me Interin për të mësuar më shumë rreth të ardhmes së mesfushorit shqiptar.

Nga ana tjetër, Interi është i hapur për të shqyrtuar një transferim të mundshëm të Asllanit, duke qenë se drejtuesit zikaltër mendojnë prej kohësh se lojtari do të përfitonte më shumë minuta në një skuadër tjetër.

Megjithatë, sipas burimeve pranë klubeve, vetë lojtari po shfaq dilema. Asllani aktualisht nuk është i prirur të largohet nga “San Siro”, duke mos e parë ende të qartë të ardhmen e tij.


Një nga arsyet e këtij hezitimi mund të jetë pikërisht ndryshimi në stolin e Interit pas finales së Champions League. Me ardhjen e trajnerit të ri, Kivu, Asllani shpreson se mund të fitojë më shumë hapësira në formacion dhe po pret të kuptojë rolin që i është rezervuar në projektin e ri teknik./K.C/dritare.net