Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Altin Dumani: Operacioni nuk lidhet me zgjedhjet, data u dakordësua me autoritetet italiane

Altin Dumani: Operacioni nuk lidhet me zgjedhjet, data u dakordësua me

Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një konferencë të përbashkët për shtyp me autoritetet italiane, deklaroi se është goditur një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri, me qendër në Durrës. Ai theksoi se ky grup ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe pastrimin e parave.

Dumani vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet italiane dhe institucionet ndërkombëtare si Eurojust dhe Europol, duke e cilësuar këtë operacion si një dëshmi të fuqisë së bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër krimit të organizuar.

I pyetur për kohën e zhvillimit të operacionit pas zgjedhjeve të 11 majit, Dumani sqaroi se data e ekzekutimit ishte dakordësuar me autoritetet italiane dhe nuk kishte lidhje me procesin zgjedhor./L.F-dritare.net