
Megaoperacion Shqipëri- Itali/ Emrat e të arrestuarve!
Dritare.net
Megaoperacioni i zhvilluar mes Shqipërisë dhe Italisë ka çuar në goditjen e një prej grupeve më të fuqishme kriminale që vepronin në trafikun ndërkombëtar të drogës. Sipas informacioneve zyrtare:
Operacioni është rezultat i një hetimi të gjatë mes SPAK (Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) dhe Antimafias italiane.
Grupi kriminal dyshohet se ka organizuar trafik droge në një vlerë që arrin në 7 milionë euro.
Droga trafikohej kryesisht mes Shqipërisë dhe Italisë, duke përfshirë rrjete të organizuara në të dyja vendet.
Operacioni ka përfshirë bastisje në disa qytete të Shqipërisë dhe Italisë, si dhe sekuestrime të pasurive dhe provave materiale.
Kjo goditje konsiderohet një prej më të mëdhave në vitet e fundit dhe vjen në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar kundër krimit të organizuar.
Autoritetet kanë deklaruar se hetimet do të vazhdojnë dhe nuk përjashtohet arrestimi i personave të tjerë të përfshirë.
Janë lëshuar 52 urdhërarrreste dhe janë ekzekutuar 42 prej tyre.
Burimet thonë se është lëshuar urdhërarrest për Ervis Doçin, nipi i Xhevdet Troplinit (Poja), i dënuar për trafik droge, i njohur në Durrës si Visi i Pojës. Ervis Doçi, apo i njohur me nofkën “Visi i Pojës” është një personazh me “emër” për drejtësinë shqiptare. Një vit më parë në banesën e këtij shtetasi u zhvilluan kontrolle ndërkohë që SPAK lëshoi dhe një urdhër-arrest. Në kuadër të këtij operacioni asokohe blutë sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit.
Po ashtu urdhërarrest është dhënë edhe për administratorin e një kompanie udhëtimi, Ligor Çombashi, edhe për një avokat në Durrës Armand Tragaj, për një ish punonjës policie si dhe për një person të identifikuar si Orges Molla.
Prokurori i SPAK, Vladimir Mara tha se është dokumentuar gjithë cikli i veprimtarisë që qendrën e ka në Puglia të Italisë. Zoti Mara tha se janë sekuestruar tre restorante në Durrës, një bar-kafe, një televizion në Vlorë./L.F-dritare.net

















