
Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner: Është një ndjesi vërtet e veçantë
Dritare.net
Dua Lipa ka konfirmuar fejesën me aktorin Callum Turner, duke thënë se është “një ndjesi vërtet e veçantë”.
Këngëtarja 29-vjeçare është në një lidhje me aktorin londinez 35-vjeçar prej gati një viti e gjysmë.
Ai njihet më së shumti për rolet e tij në Fantastic Beasts dhe Masters of the Air, dhe ishte nominuar për çmimin Bafta në vitin 2020 për serialin e BBC One, The Capture.
“Po, jemi fejuar,” i tha ajo revistës British Vogue. “Është shumë emocionuese. Kjo vendimmarrje për t'u plakur bashkë, për të ndërtuar një jetë dhe për të qenë shokë të ngushtë përgjithmonë – është një ndjesi shumë e veçantë.”
Çifti nxiti thashethemet për fejesë që në Krishtlindjen e kaluar, kur ajo postoi foto ku mbante një unazë në gisht.
Ajo i tha Vogue-s se Turner kishte porositur unazën posaçërisht për të, pasi kishte kërkuar mendimin e shoqeve të saj më të ngushta dhe motrës.
“Është kaq unike për mua. Është e bukur kur e kupton që personi me të cilin do të kalosh gjithë jetën të njeh kaq mirë.”
Ata nuk kanë vendosur ende një datë martese, pasi Dua duhet së pari të përfundojë turneun e saj botëror – i cili përfundon në Meksikë në dhjetor – ndërsa Turner është i zënë me xhirimet.
Ai pritet të luajë rolin kryesor në serialin fantastiko-shkencor të Apple TV-së, Neuromancer, i bazuar në romanin e vitit 1984 nga William Gibson.
“Thjesht po e shijojmë këtë periudhë,” tha Dua. “Asnjëherë nuk kam qenë person që mendon për dasma, apo që ka ëndërruar çfarë nuseje do të isha. Tani papritur po mendoj: Çfarë do të vishja nëse do bëhem nuse?’”/L.F-dritare.net

















