Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zgjatet leja e qëndrimit të ukrainasve në Shqipëri, ja me sa vite!

Zgjatet leja e qëndrimit të ukrainasve në Shqipëri, ja me sa

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka miratuar një vendim të ri që zgjat afatin e qëndrimit për shtetasit ukrainas në Shqipëri nga 3 në 4 vjet. Ky vendim është një ndryshim në Vendimin nr. 169, datë 18.3.2022, i cili përcaktonte afatin e hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë,

Ky vendim është marrë në përgjigje të zgjatjes së luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila ka hyrë në vitin e katërt.

VENDIMI:

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.169, DATË 18.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES DHE QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në pikën 1, të vendimit nr.169, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, togfjalëshi “… 3 (tre) vjet …” zëvendësohet me “… 4 (katër) vjet …”.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.,", thuhet në vendim./K.C/dritare.net