
Açka: Duhet ta pranojmë, samiti në Tiranë arritje e madhe e Ramës!
Dritare.net
Flutura Açka ishte e ftuara e radhës në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në DritareTV. Në një bisedë pa doreza, Açka komentoi përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në organizimin e samiteve të rëndësishme në Tiranë, duke pranuar publikisht se puna e tij në këtë aspekt ka qenë efektive dhe e mirëorganizuar.
“Po në Tiranë janë mbajtur tre samite. Është meritë e Ramës për këtë. I ka organizuar mirë. Zoti Rama është njeri me estetikë. I themi gjërat apo jo?”, tha Açka, duke theksuar se vlerësimet duhen dhënë kur është e merituar, pavarësisht pozicionimeve politike.
Deputetja rikujtoi edhe një moment nga e kaluara, kur Rama ishte ministër i Kulturës: “Kur kam hyrë në atë ministri, e kishte bojatisur. E kishte lyer me ngjyrë të kuqe. Më bëri përshtypje për mirë. Sepse unë e njoh zotin Rama në rrethana të tjera. E di që është njeri estetik.”, tha Açka./K.C/dritare.net

















