
SPAK zbarkon në Bashkinë e Klosit, kontrolle dhe telefona të sekuestruar
E Martë 20 Maj 2025, 18:06
Dritare.net
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar një aksion në Bashkinë e Klosit. Dyshohet për krime zgjedhore të ndodhura gjatë zgjedhjeve të fundit vendore. Gjatë operacionit, janë sekuestruar telefona celularë dhe dokumente, ndërsa disa zyrtarë lokalë janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.
Operacioni është pjesë e hetimeve që po zhvillohen për manipulime të mundshme të votës dhe abuzime me funksionin publik. SPAK ka ndërmarrë aksione të ngjashme edhe në bashki të tjera në kuadër të një hetimi më të gjerë për krime zgjedhore./K.C/dritare.net

















