Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Koalicioni opozitar letër KQZ. Ja çfarë kërkon!

Koalicioni opozitar letër KQZ. Ja çfarë kërkon!

Koalicioni opozitar ka depozituar një letër zyrtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku kërkon moscertifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, duke ngritur dyshime serioze mbi rregullsinë dhe transparencën e procesit zgjedhor.

Në dokumentin e dorëzuar, përfaqësuesit e koalicionit kërkojnë gjithashtu një auditim të plotë dhe të pavarur të procesit të votimit nga Diaspora, duke theksuar se ka pasur parregullsi të shumta dhe mungesë garancish për votën e emigrantëve shqiptarë.

Sipas opozitës, ky hap është i domosdoshëm për të rikthyer besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe për të garantuar që vullneti i votuesve të jetë reflektuar realisht në rezultatet përfundimtare.

Koalicioni thekson se certifikimi i një procesi që, sipas tyre, ka qenë i manipuluar dhe jo gjithëpërfshirës, do të përbënte një goditje të rëndë për standardet demokratike në vend./K.C/dritare.net