
Festa e parë mbretërore e vitit! Kate Middleton shkëlqen me fustanin e verdhë
Dritare.net
Kate Middleton u shfaq sot mahnitëse dhe plot energji me një fustan të verdhë, teksa ajo dhe Princi William morën pjesë në festën e parë mbretërore në kopsht për këtë vit, e cila u zhvillua të martën në Pallatin Buckingham.
Kjo ishte hera e parë që Princesha e Uellsit mori pjesë në këtë event tradicional që nga viti 2023, pasi vitin e kaluar ajo ishte detyruar të mungonte për shkak të trajtimit mjekësor kundër kancerit.
Duket se Kate Middleton është rikuperuar plotësisht dhe duket e shëndetshme e plot energji, duke marrë pjesë në këtë ceremoni që shënon fillimin e sezonit të ngjarjeve mbretërore në kopshtin e pallatit.
Ngjarja e këtij viti u prit me shumë entuziazëm, duke përfshirë mysafirë nga familja mbretërore dhe të ftuar të ndryshëm, që së bashku festuan nisjen e sezonit me atmosferë festive dhe elegante./K.C/dritare.net

















