
Ironia e profesor Fugës: Eurovizioni tregoi se ka një komplot kundër Shqipërisë!
Dritare.net
Nga Artan Fuga
Patjetër që kënga "Zjerm" duhet të dilte e para në Eurovision. Përndryshe ka një komplot kundër Shqipërisë.
Nuk na duan këto vendet evropiane. E ka treguar historia. Kur kemi plazhet më të bukura në botë, skuadrën e futbollit më të mirë në botë, turistët më të shumtë në botë, kur kemi shpikur viagrën, inteligjencën artificiale, autombulancën ushtarake më të mirë në botë, kur Napoleoni, Ataturku, Mesi, Aleksandri, ishin shqiptarë, kur kemi peizazhet më të bukura në botë, kur kemi gjuhën prej nga kanë lindur të gjithë gjuhët e tjera, kur kemi vendbanimin më të vjetër të gjendur në botë, kur jemi kryeqyteti ekonomik i Evropës, kur liderat evropianë një e dy dhe vdesin të vinë te ne, kur jemi kryesorët në Këshillin e Sigurimit, pra garantët e paqes botërore, a nuk është komplot të mos jemi të parët edhe në Eurovision!
Cfarë është është kjo që ndodhi! Pabesi! Ne duhet të tërhiqemi menjëherë nga Eurovision!
Hajde mendje e manipuluar hajde! Hajde budallallepsje e para në botë hajde!/dritare.net

















