Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tërmete të fuqishme godasin Venezuelën, dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur

Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 kanë goditur Venezuelën, duke shkaktuar të paktën 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur, sipas ushtrueses së detyrës së presidentes, Delcy Rodríguez.

Lëkundjet sizmike ndodhën në një zonë në perëndim të kryeqytetit Caracas, në orën 18:04 sipas kohës lokale. Tërmetet u ndjenë edhe në Bogotá, Kolumbi.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë të mbijetuar nën rrënoja në Caracas, ndërsa raportohet se disa persona janë dëgjuar duke thirrur për ndihmë. Shumë ndërtesa kanë mbetur pa energji elektrike dhe sistemi i metrosë është mbyllur plotësisht.

Sipas United States Geological Survey, ekziston një rrezik i lartë që numri i viktimave të rritet. Institucioni kishte vlerësuar një probabilitet prej 44% për më shumë se 10,000 viktima dhe 30% për më shumë se 100,000 viktima pas tërmeteve.

Ngjarja ndodhi gjatë një feste kombëtare në Venezuelë, kur shumë qytetarë ndodheshin në shtëpitë e tyre, gjë që mund të ketë rritur numrin e të lënduarve./L.F-dritare.net