Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rasti i dytë brenda pak muajsh, helmohen rreth 30 kursantë në Akademinë e Sigurisë

-800-0-1782369261x1778141162-akademiaesigurise-343.jpg

Rreth 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë në Sauk kanë shfaqur simptoma helmimi ushqimor mbrëmjen e djeshme.


Sipas të dhënave paraprake, kursantët kanë pasur të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke. Ata janë paraqitur në grupe në spital, ku kanë marrë ndihmë mjekësore.


Ky është rasti i dytë i ngjashëm që raportohet brenda pak muajsh në Akademinë e Sigurisë. Policia dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë e mundshme.