Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Fenomeni që shkakton nxehtësia në funksionin erektil! Nuk e imagjinoni

Fenomeni që shkakton nxehtësia në funksionin erektil! Nuk e

Ndërsa moti ngrohet dhe po afrohet gradualisht vera, dëshira për aventura erotike “zgjohet”. Megjithatë, një fenomen mund të pengojë kënaqësinë seksuale, paralajmërojnë ekspertët.
Më konkretisht, ekspozimi i zgjatur ndaj temperaturave të larta duket se ndikon edhe në pamjen e organeve gjenitale. Kur trupi përpiqet të rregullojë temperaturën e tij në një ambient të nxehtë, enët e gjakut zgjerohen për të lehtësuar çlirimin e nxehtësisë. Kjo sjell një rritje të përkohshme të rrjedhjes së gjakut edhe në zonën gjenitale, gjë që mund të japë përshtypjen se penisi duket më i madh. Bëhet fjalë për një reagim të thjeshtë të sistemit qarkullues ndaj të nxehtit. Megjithatë, në kombinim me faktorë të tjerë, kjo mund të ndikojë në funksionin erektil.
Gabimet që e përkeqësojnë problemin
Sipas Dr. Donald Grant, mjek i përgjithshëm dhe këshilltar klinik, temperaturat mbi 25 gradë Celsius ndikojnë negativisht në shëndetin e përgjithshëm dhe një pjesë e kësaj është edhe paaftësia për të mbajtur ereksionin, ose çrregullimi erektil.

Siç thekson ai, shkaku më i zakonshëm është dehidratimi:
“Kur dehidratohemi, trupi ynë ul volumin e gjakut, duke e bërë më të vështirë për burrat me probleme ereksioni ta arrijnë dhe ta mbajnë atë,” shpjegon ai.


Dy arsye të tjera me ndikim psikologjik!
Mungesa e gjumit dhe lodhja janë dy faktorë të tjerë që ndikojnë në nivelin psikologjik. Më saktë, “moti i nxehtë e detyron trupin të punojë më shumë për të mbajtur një temperaturë të brendshme të sigurt, gjë që shpesh mund të shkaktojë lodhje.”, tha ai.
Gjithashtu, ai shtoi se “gjumi i pamjaftueshëm ndikon drejtpërdrejt në prodhimin e hormoneve, duke kufizuar sasinë e testosteronit të prodhuar, çka nga ana tjetër përkeqëson simptomat e çrregullimit erektil dhe e bën më të vështirë arritjen e ereksionit.”
Kombinimi i të gjitha këtyre faktorëve gjithashtu rrit ankthin për performancën seksuale, shpjegoi ai.


Një tjetër faktor është alkooli
Një faktor tjetër që ndikon në këtë fenomen është konsumimi i birrës dhe përgjithësisht i alkoolit. Siç thekson profesori, kur temperaturat rriten, edhe konsumimi i alkoolit ka tendencë të rritet, çka mund të ulë tensionin e gjakut, duke ndikuar në rrjedhjen e gjakut në zonën gjenitale.
Njëkohësisht, konsumimi afatgjatë i alkoolit mund të dëmtojë nervat dhe enët e gjakut, duke ndikuar më tej te burrat që vuajnë nga çrregullimi erektil./K.C/dritare.net