Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama kritikon gjyqtarin Ligoraq për moslejimin e heqjes së ndërtimit pa leje që pengon kalimin mes dy pallateve

Rama kritikon gjyqtarin Ligoraq për moslejimin e heqjes së

Kryeministri Edi Rama ka shprehur sot kritika ndaj gjyqtarit Ligoraq, i cili sipas tij nuk ka mbajtur anën e komunitetit të bllokuar nga një ndërtim pa leje mes dy pallateve. Rama thekson se vendimi i gjyqtarit, për të mos hapur kalimin e mbyllur nga ndërtimi me kupolë xhami dhe dyqan poshtë tij, mund të krijojë rrezik serioz në rast zjarri.

Kreu i qeverisë shprehet se ai i bashkohet një grupi gjyqtarësh dhe prokuroresh, për të cilët Ministria e Drejtësisë do të njoftojë organet e kontrollit të gjyqësorit. Rama fton gjithashtu qytetarët e dëmtuar nga këto masa të sigurta “absurde” të bashkohen në ankime për të mbrojtur interesin publik, mjedisin dhe rendin ligjor.

Ai thekson se çdo përpjekje për të interpretuar kritikat e tij si presion ndaj gjyqësorit është e pasaktë. “Ne as do të heshtim më, as do të ndalemi së adresuari rastet e shpërdorimit në organet përkatëse, të cilat Kushtetuta dhe ligji i ngarkojnë me mbrojtjen e interesave të popullit dhe të shtetit,” tha Rama./L.F-dritare.net