Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arrestimet e inspektorëve, reagon IMT!

Arrestimet e inspektorëve, reagon IMT!

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Tiranë ka reaguar pas operacionit të SPAK dhe policisë, ku u arrestuan dy punonjës dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë, të cilët janë pjesë e këtij institucioni.

Lexo edhe

Në një deklaratë zyrtare, IMT distancohet nga ngjarja dhe thekson se veprimet korruptive janë të natyrës individuale dhe nuk pasqyrojnë punën e institucionit.

Masat e ndërmarra nga IMT
Institucioni njofton se punonjësit e akuzuar janë shkarkuar menjëherë nga detyra dhe janë marrë të gjitha masat administrative përkatëse. Në deklaratë thuhet:

"Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale. Personave të përfshirë janë marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme administrative, duke i shkarkuar nga detyra."

IMT thekson gjithashtu se ky rast nuk përfaqëson punën dhe misionin e institucionit, i cili mbetet i përkushtuar ndaj integritetit, transparencës dhe profesionalizmit në shërbim të interesit publik dhe mbrojtjes së territorit.


Në reagimin e saj, IMT inkurajon organet ligjzbatuese për bashkëpunim të plotë dhe ndëshkimin e rastit sipas ligjit. Po ashtu, institucioni bën thirrje që çdo qytetar të denoncojë raste të ngjashme, në mënyrë që të mos mbetet asnjë dyshim mbi integritetin e institucionit./E.P-dritare.net