Na ndiqni edhe në

Showbiz

Flori Mumajesi feston ditëlindjen me një dedikim prekës për nënën e ndjerë!

Flori Mumajesi feston ditëlindjen me një dedikim prekës për

Këngëtari Flori Mumajesi, i cili prej disa vitesh është tërhequr nga skena muzikore ka zgjedhur që ditëlindjen e tij ta shënojë me një dedikim prekës për nënën e ndjerë.


Me një postimi në rrjetet sociale, ai ndau me ndjekësit kujtimet më të ndjera nga fëmijëria dhe lidhjen e veçantë që ka pasur me të.

“Dita e lindjes sime nuk është veç e imja. Është dita kur, mes lotësh dhe dhimbjes, erdhi në jetë një djalë mbi katër kilogramë… më 23 gusht një nënë u bë me djalë, me mua. Me këtë erë jam rritur. Era që kishim të dy, era jonë, era e nënës', shkruan ai.

'Por tashmë nuk ka sy për ta parë, as zë për të uruar: ‘Gëzuar ditën që më linde, ditëlindjen tonë', shkruan ai./E.P-dritare.net

Flori Mumajesi feston ditëlindjen me një dedikim prekës për