Na ndiqni edhe në

Editorial

A mjafton një status në Facebook për një jetë të humbur!

A mjafton një status në Facebook për një jetë të

Universiteti ALDENT ka reaguar pas humbjes tragjike të studentes së tyre, Rozina Dhimaku, e cila u vra nga një shofer i dehur.


Në një postim në Facebook, fakulteti i Shkencave Mjekësore shkruan se Rozina ishte “një vajzë e dashur, e sjellshme dhe plot ëndrra, që spikaste për buzëqeshjen, energjinë pozitive dhe përkushtimin e saj akademik”.

Universiteti e kujtoi si “shembull të studentit model, krenari për familjen, frymëzim për miqtë dhe shokët”, ndërsa ngushëlloi familjen dhe të afërmit duke thënë se “humbja e saj lë një boshllëk të madh në zemrat e të gjithëve”.

Një reagim i ndjerë, por i kufizuar. Sepse mbetet vetëm një status në Facebook. Dhe pyetja që lind është: a mjafton kaq?

Çfarë do të bënte një universitet në Perëndim?

Në Itali, Francë, Gjermani apo SHBA, një humbje e tillë nuk do të mbyllej me një shënim në rrjetet sociale. Universiteti do të kishte:
Deklaratë zyrtare për mediat, ku do të dënonte hapur drejtimin e dehur dhe do të kërkonte drejtësi për studenten.
Ceremoni publike në kampus, me minutë heshtje, homazhe dhe memorial në kujtim të saj.
Mbështetje për familjen me shërbim psikologjik
Kauzë publike, duke e kthyer këtë ngjarje në nismë sensibilizuese kundër drejtimit të dehur dhe për sigurinë rrugore.


Pra, universiteti nuk do të mjaftohej me dhimbjen, por do të kthehej në zë të shoqërisë, duke e bërë kujtimin e studentes pjesë të ndryshimit.

Dhe në Shqipëri?

Rozina do të kujtohet me dashuri nga universiteti i saj dhe shokët e saj. Por nëse ajo mbetet vetëm në një status ngushëllimi, atëherë kujtimi i saj rrezikon të shuhet në heshtje. Dhe kjo është padrejtësia e dytë.
Sa jetë duhet të humbasin që universitetet, mediat dhe shteti të mos mjaftohen vetëm me lot, por të kërkojnë drejtësi e ndryshim?/dritare.net