Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama dhe Mickoski përurojnë pikën e përbashkët kufitare në Qafë Thanë

Rama dhe Mickoski përurojnë pikën e përbashkët kufitare

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, morën pjesë në Qafë Thanë në inaugurimin e sistemit të integruar të kontrollit kufitar me një ndalesë, “One Stop Shop”. Ky sistem synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave mes dy vendeve, duke reduktuar procedurat dhe kohën e pritjes në kufi.

Rama dhe Mickoski përurojnë pikën e përbashkët kufitare

Gjatë fjalës së tij, Rama e cilësoi këtë zhvillim si një transformim që do t’u shërbejë miliona qytetarëve që kalojnë në këtë pikë kufitare, ndërsa theksoi se sistemi do të shtrihet edhe në pikat e tjera.

Rama dhe Mickoski përurojnë pikën e përbashkët kufitare

"Hedhim një hap konkret me këtë transformim për miliona njerëz që kalojnë këtë kufi.

Ne kemi një shprehje në shqip: beso dhe kontrollo. Deri tani në këtë doganë ishim kontrollo, kontrollo, tani jemi beso, kontrollo.

Rama dhe Mickoski përurojnë pikën e përbashkët kufitare

Hapi tjetër beso, beso, që të mos kemi më asnjë kontroll këtu, në rrugëtimin e përbashkët në BE.

Rama dhe Mickoski përurojnë pikën e përbashkët kufitare

Dua ta përforcoj kryeministrin maqedonas që jemi në një proces bashkëpunimi, ku kemi shumë gjëra që duhet t’i bëjmë së bashku. Pa diskutim, njëra ndër to është të çojmë para Korridorin 8.

Rama dhe Mickoski përurojnë pikën e përbashkët kufitare

Në mbyllje, dua t’i bashkohem kryeministrit Mickoski për ata që punuan për këtë ditë dhe për të realizuar më në fund këtë transformim që, siç thashë, do t’u vlejë shumë njerëzve, miliona njerëzve që kalojnë në këtë doganë. Do të vazhdojmë me pikat e tjera për të njëjtin sistem.

Rama dhe Mickoski përurojnë pikën e përbashkët kufitare

Kam edhe një ankesë për Hristjanin. Përkthyesen më të mirë e mbajti për vete”, tha Rama./L.F-dritare.net