Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ish-kryeinspektori i IMT Durrës arrestohet për ndërtim pa leje në Kepin e Rodonit

Ish-kryeinspektori i IMT Durrës arrestohet për ndërtim pa leje

Durrës – Policia ka vënë në pranga ish-kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Durrës, Ardian Halili, i cili akuzohet për ndërtim pa leje gjatë kohës që mbante detyrën publike.

Sipas njoftimit zyrtar, Halili, 55 vjeç, banues në Tiranë, në vitin 2017 ka ndërtuar disa shtëpi pushimi në fshatin Shetaj, Ishëm, një zonë turistike pranë Kepit të Rodonit. Arrestimi u krye këtë të mërkurë nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar.

Ish-kryeinspektori i IMT Durrës arrestohet për ndërtim pa leje

Hetimet zbuluan se ndërtimet pa leje janë pjesë e kompleksit “Saint Michelle Residence”, një resort me vila, pishinë dhe restorant, të cilin ish-zyrtari e ka promovuar vetë në rrjete sociale. Aktualisht po verifikohen dokumentet nga Agjencia e Kadastrës për të përcaktuar përmasat e paligjshmërisë.

Ish-kryeinspektori i IMT Durrës arrestohet për ndërtim pa leje

Halili ka qenë në krye të IMT Durrës gjatë periudhës 2017–2021 dhe më herët ka qenë përfshirë në debate publike për çështje të legalizimeve. Ai është gjithashtu bashkëshort i ish-prokurores Rabjana Halili, sot avokate e njohur, që aktualisht mbron Emiljano Shullazin.

Ish-kryeinspektori i IMT Durrës arrestohet për ndërtim pa leje

Ky arrestim vjen në kuadër të operacionit kombëtar për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje, të nisur dy muaj më parë, për të cilin kryeministri Edi Rama ka deklaruar se “nuk do të ndalet deri në eliminimin e fenomenit dhe ndëshkimin e të gjithë përgjegjësve, përfshirë edhe ‘symbyllurit’ në inspektorate e polici.”/l.F-dritare.net