Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: 100 misione nga ajri, qindra ndërhyrje në terren. Shteti nuk u thye

Rama: 100 misione nga ajri, qindra ndërhyrje në terren. Shteti nuk u

Në ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare, Rama deklaroi se gjatë kësaj vere u realizuan mbi 100 misione ajrore dhe qindra ndërhyrje në terren për shuarjen e zjarreve.

“Ky shtet nuk u thye, por tregoi se mekanizimi i mbrojtjes civile nga fshati më i largët deri tek qendra e Tiranës diti të japë më të mirën,” tha ai, duke shtuar se përballë kritikëve online dhe zjarrvënësve, ishin mbi 10 mijë njerëz në vijën e flakëve që mbrojtën vendin.

“100 misione nga ajri, qindra ndërhyje dhe ky shtet nuk u thye, por tregoi se mekanizimi i mbrojtjes civile nga fshati më i largët deri tek qendra e Tiranës mundi dhe diti të jepte më të mirën edhe pse shumë ka ende për të bërë, nuk munguan dhe ekspertët online të fikjes së zjarrit, as zjarrvënësit e zakonshëm të mexhlisit tonë publik dhe dixhital, por Shqipërinë nuk e mbrojtën ata, por djersa, guximi dhe sakrifica e atyre 10 mijë e kusur njerëzve në vijën e zjarrit pjesë e së cilës përfaqësues jeni edhe ju këtu. I gjithë Mesdheu ishte në flakë si asnjëherë më parë këtë verë, kështu thotë bilanci tragjik i kësaj vere”, tha Rama./L.F-dritare.net