Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Avokatët e Veliajt: Po i mohohet e drejta për mbrojtje të barabartë

Avokatët e Veliajt: Po i mohohet e drejta për mbrojtje të

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë reaguar sot duke akuzuar Prokurorinë e Posaçme se po i mohon klientit të tyre të drejtën për një mbrojtje të barabartë para ligjit.

Sipas tyre, Veliaj ka kërkuar një kopje fizike të materialeve hetimore, por kjo është refuzuar me argumentin se dokumentet janë dorëzuar përmes një USB-je. Avokatët theksojnë se në kushtet e izolimit, Veliaj nuk ka asnjë mundësi t’i përdorë këto akte dhe për shkak të volumit të lartë nuk mund t’i dërgohen fizikisht nga mbrojtja.

Gjithashtu, sipas tyre, SPAK ka refuzuar edhe kërkesën për takim me avokatët ndërkombëtarë që po përgatisin çështjen për Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke cenuar të drejtat e garantuara nga Konventa Evropiane.

“Prokuroria e Posaçme po e trajton këtë çështje me mentalitetin ‘në fillim arresto, pastaj heto’,” thekson mbrojtja, duke shtuar se Veliaj nuk ka mundësi të përgatisë një mbrojtje efektive dhe i pamundësohet të ushtrojë detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ku është zgjedhur për tre mandate radhazi./L.F-dritare.net