
FOTO/ Ky është 24-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë ku humbën jetën dy motrat
E Hënë 25 Gusht 2025, 14:02
Dritare.net

24-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë
24-vjeçari në foto është Kevi Norra, i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë që i mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe.
Lexo edhe
Nga aksidenti i rëndë mbeti e plagosur edhe një vajzë tjetër që po udhëtonte me motrat, 24 vjeçarja Antonela Zhupa, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekeve.
Norra që u përplas me mjetin e dy motrave që humbën jetën ka qenë duke lëvizur me shpejtësi, kur ka kryer një parakalim të gabuar dhe i ka dalë përballë mjetit me të cilin po lëviznin dy motrat duke u përplasur kokë më kokë. Si pasojë, Rozina dhe Elvisa Dhimaku humbën jetën./E.P-dritare.net

















