Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Si të kujdesemi për flokët pas plazhit!

Si të kujdesemi për flokët pas plazhit!

Dielli, kripa dhe era e plazhit na japin pushime të bukura, por lënë gjurmë në flokët tanë. Pas verës, ato shpesh bëhen më të thata, pa shkëlqim dhe të dëmtuara. Ja disa këshilla se si të kujdeseni për flokët pasi keni mbyllur pushimet verore.

1. Prerje e majave të djegura
Pas verës, majat e flokëve shpesh janë të thata dhe të dëmtuara. Një prerje e lehtë do t’i japë freski dhe do të parandalojë këputjen.

2. Trajtim ushqyes intensiv
Përdorni maska ushqyese 1–2 herë në javë. Flokët kanë nevojë për rigjenerim të thellë pas kripës dhe diellit.

3. Vajra natyralë për shkëlqim
Vaji i arganit, i kokosit ose i ullirit ndihmojnë për të rikthyer elasticitetin dhe shkëlqimin natyral.

4. Shampo hidratuese
Kaloni nga shampot e zakonshme tek ato hidratuese ose për flokë të dëmtuar, që i japin lagështi dhe i mbrojnë nga tharja.

5. Shmangni trajtimet agresive
Pas verës, mos e teproni me bojë, zbardhues ose mjete nxehtësie. Jepini flokëve kohë të rikuperohen.

6. Ushqimi i shëndetshëm
Marrja e vitaminave dhe proteinave ndihmon jo vetëm trupin, por edhe flokët të forcohen nga brenda./E.P-dritare.net