Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Dua Lipa feston 30-vjetorin: Më e bukura sapo ka filluar

Dua Lipa feston 30-vjetorin: Më e bukura sapo ka filluar

Superylli botëror me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të me një mesazh të gjatë për fansat, ku shpreh mirënjohjen për vitet e kaluara dhe emocionin për kapitullin e ri që po hapet.

Në një postim në Instagram, ku falënderoi ndjekësit për urimet e pafundme, këngëtarja e përshkroi dekadën e saj të dytë të jetës si periudhën më të bukur deri tani:

“20-at e mia ishin magji. Jo pa sfida apo momente të sikletshme, por të mbushura me dashuri, gëzim dhe mësime më shumë se sa kisha imagjinuar ndonjëherë.”

Dua Lipa feston 30-vjetorin: Më e bukura sapo ka filluar

Dua ndau gjithashtu mirënjohjen më të thellë për familjen e saj, duke përmendur prindërit, Anesa dhe Dukagjin Lipa, që i kanë dhënë asaj dhe motrës Rina e vëllait Gjin bindjen se asnjë ëndërr nuk është e paarritshme.

Dua Lipa feston 30-vjetorin: Më e bukura sapo ka filluar

Këngëtarja theksoi se njerëzit që ka afër janë arritja e saj më e madhe:

“Duke parë rreth tryezës këtë verë partnerin, miqtë dhe njerëzit e mi më të dashur, e di që kam bërë diçka si duhet.”

Dua Lipa feston 30-vjetorin: Më e bukura sapo ka filluar

Ajo u ndal edhe te rrugëtimi i saj muzikor, duke falënderuar fansat që e kanë shoqëruar nga koncertet e vogla në klube deri në skenat madhështore si Wembley Stadium. Përmes tyre, siç shkruan ajo, muzika është bërë vendi ku ka takuar, rritur dhe ndarë jetë me miliona njerëz në botë.

Dua Lipa feston 30-vjetorin: Më e bukura sapo ka filluar

Në fund, ajo u shpreh entuziaste për turin e ri botëror që nis në më pak se dy javë, duke e konsideruar si dhuratën më të madhe për të shënuar fillimin e dekadës së re:

Dua Lipa feston 30-vjetorin: Më e bukura sapo ka filluar

“Mezi pres të jem përsëri në tur! Kanada, Amerikë dhe Amerikë Latine, po vij tek ju! Të udhëtoj me Radical Optimism deri në fund të vitit është dhurata më e bukur.”

Dua Lipa feston 30-vjetorin: Më e bukura sapo ka filluar

E përmbyll postimin me një reflektim optimist e plot dashuri për jetën:

Dua Lipa feston 30-vjetorin: Më e bukura sapo ka filluar

“E dua këtë jetë, e dua këtë udhëtim dhe nuk marr asnjë moment të mirë si të mirëqenë. Ja për 30 vitet e ardhshme dhe përtej… gjithçka po bëhet edhe më e bukur.”/l.F-dritare.net